Gazeta Sinjali pak më herët raportoi për një indicent të ndodhur afër fabrikës së gypave në Ferizaj, ku si pasojë e rrëzimit të skeleve një punëtorë ka pësuar lëndime.
Rastin e ka konfirmuar edhe drejtor rajonal i Policisë në Ferizaj, Basri Shabani i cili tha se pas incidentit viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Mund të konfirmojë se ka ndodhur rasti i lartëcekur. Fillimisht viktima ka marrë ndihmën e parë në Emergjencën e Ferizajt, por për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK në Prishtinë”, tha ai.