Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
E rëndë: Vinçi ia zë këmbën punëtorit 21-vjeçar në Suharekë, dërgohet në spital -

E rëndë: Vinçi ia zë këmbën punëtorit 21-vjeçar në Suharekë, dërgohet në spital

Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët dërgohen më urgjencë në spital për shkak të lëndimeve që marrin në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në fshatin Shirokë të Suharekës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se person është dërguar atje me urgjencë pasi kishte marrë lëndime në vendin e tij të punës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 21-vjeçari ishte lënduar teksa po punonte në kompaninë e ndërtimit “Graniti”, pasi vinçi ia kishte zënë këmbën dhe ka pësuar lëndime serioze.

Policia është njoftuar me rastin nga QKMF në Suharekë, ndërkohë që patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lidhur me këtë rast, Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Lëndim aksidental”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *