Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
E tmerrshme në Skenderaj: Vajza 11-vjeçare e denoncon babanë për ngacmim seksual -

E tmerrshme në Skenderaj: Vajza 11-vjeçare e denoncon babanë për ngacmim seksual

Ndër rastet më të tmerrshme të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve janë ato që ndodhin brenda familjes. Ngjarje të tilla e mjaft të trishta kanë ndodhur jo rrallëherë në familjet kosovare, ku janë përfshirë baballarët, vëllezërit, e anëtarë të tjerë të familjes.

Kështu po dyshohet se ka ndodhur që një kohë edhe në një familje në Skenderaj, ku një prind ka përfunduar në Polici, pasi u denoncua nga e bija e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vajza e moshës 11-vjeçare, e ka raportuar babanë në Polici, duke e akuzuar se po e ngacmon seksualisht për muaj të tërë.

Bazuar në dëshminë e viktimës, Sinjali mëson se vajza ka deklaruar para hetuesve policorë se babai i saj që disa muaj, në momentet kur ka qenë afër saj, e ka prekur nëpër trupin e saj.

Gjithçka dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e tyre, ku dyshohet se kanë ndodhur këto raste, për të cilat akoma nuk dihen të gjitha rrethanat.

Si rezultat i raportomit, i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë, me ç’rast është përballur me denoncimin nga vajza e tij e mitur.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për ndriçimin e rastit në plotni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *