Gazetari Sylejman Sylejmani ka raportuar se përsëri ka pasur shpërthime në Veri të Kosovës edhe pse Polica e Kosovës dhe EULEX-i janë pranë zyrëve të KK-zë ku të martën e 6 dhjetorit kishte pasur sulme.
“Jemi këtu të “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut Ku para pak minutave është hedhur një mjet shpërthyes afërsi të vendit ku jemi duke qëndruar ne edhe ku janë duke qëndruar edhe njësite e Policës së Kosovës edhe gjithashtu njësite policore të EULEX-it”, ka deklaruar Sylejmani.
Policia e Kosovës ka vendosur shirita tek zyret e Komisionit Komunal Zgjedhor të Veriut të Mitrovicës.Gazetarët e RTV Dukagjini kanë raportuar mbi veprimet e Policisë së Kosovës në vendin ku ndodhën shpërthimet. Pas qëndrimit disa minutësh të pjestarëve të EULEX-it tek zyrat e KKZ-së, ka arritur edhe Policia e Kosovës, e cila ka vendosur shirita në vendngjarje.
Shpërthime në veri kanë ndodhur përgjatë të martës së 6 dhjetorit, tek zyret e lartëcekura, Tre Rrokaqiejt dhe njëherit, edhe tek Kodra e Minatorëve.