Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Edhe pak ditë të mbetura, Fondi i Kosovës për Efiçiencë ka një thirrje për qytetarët që duan subvencionime -

Edhe pak ditë të mbetura, Fondi i Kosovës për Efiçiencë ka një thirrje për qytetarët që duan subvencionime

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se buxheti prej 10 milionë euro, i destinuar për projektin “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”, tashmë është drejt përfundimit.

“Me këtë rast, luten të gjithë të interesuarit për të përfituar nga subvencionimi prej 45% (5% bonus për shtëpitë që janë pronë e gruas ose bashkëpronësi e çiftit) duke mos kaluar kufirin maksimal 5500 euro, të shfrytëzojnë edhe pak ditë të mbetura deri në përmbyllje”, thuhet një njoftimin e Fondit.

“Ju rikujtojmë se aplikacionet kanë filluar të shqyrtohen sipas radhës të arritjes së tyre dhe tashmë janë dorëzuar edhe letrat e para të para-aprovimit. Të gjithë ata që pranojnë këtë dokument, duhet të ndjekin edhe më tutje rregullat e parapara në thirrjen publike (Thirrja Publike) deri në përfundim të procesit kur edhe marrin paratë”.

Ky projekt mbështetet nga Bashkimi Europian në kuadër të programit IPA – Pako për Mbështetjen e Energjisë, i aranzhuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe i zbatuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *