Grupi Punues për Vizat të mërkurën dhe të enjten në Bruksel mban takim.
Për të dytën herë pas 12 dhe 13 tetorit, kjo trupë e Këshillit të Bashkimit Evropian, pritet ta diskutojë heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.
Çekia që e mban presidencën e BE-së, është zotuar se do punojë fortë deri atëherë që vendimi të merret deri më 31 dhjetor kur përfundon kryesimi i saj.
Përderisa ka lajme se disa shtetet anëtare duan ta ndërlidhin liberalizimin me hyrjen në fuqi të sistemit informativ ETIAS që mëtohet të nis në nëntor të 2023-ës.
Në dy mujorin e fundit të vitit, Kosovën e presin edhe dy proces tjera të mëdha në synimet e saj integruese.
Aplikimi për anëtarësim në Këshill të Evropës është formalizuar dhe këshilli i ministrave tashmë i mbetet ta fusë në rend të ditës.
Kurse ekzekutivi kosovarë së shpejti, sipas deklaratave nga qeveritarët, do të dorëzojë aplikimin për të marrë statusin e vendit kandidat të Bashkimit Evropian.
Tek synimi për vendin e statusit kandidat të Kosovës, Serbia ka paralajmëruar veprime kundër këtij qëllimi që në Beograd është quajtur “luftë e paparë diplomatike ndonjëherë”.