Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Falë kësaj vajze, gjuha shqipe u fut në Universitetin e Harvardit -

Falë kësaj vajze, gjuha shqipe u fut në Universitetin e Harvardit

Studentja në Universitetin e Harvardit, Edona, e cila u bë nismëtarja për futjen e gjuhës shqipe në këtë institucion arsimor, thotë se aktualisht ajo dhe një student tjetër janë duke e mësuar atë

Cosoviç u shpreh se mësuesi i gjuhës shqipe në Harvard është një shqiptar nga Kosova.

Ndër të tjera, Cosoviç nënvizoi se miqtë e saj të huaj në universitet kanë shprehur interes për të mësuar gjuhën shqipe.

“Unë jam një nga studentet, është edhe një djalë që me mua mëson shqip. Po bëjmë prezantime. Unë kam lexuar një poezi të Naim Frashërit. Ai ka prezantuar diçka tjetër. Është shumë mirë që të flasim shpesh shqip dhe të provojmë ta shkruajmë. Unë nuk di të shkruaj mirë, më mirë e flas. Mësuesi është shqiptar nga Kosova, më ndihmon shumë si të flas në gjuhën standarde. Unë e kam mësuar shqipen nga prindërit, duke folur në shtëpi.”, ka deklaruar ajo.

“Është shumë interesante. Si unë, ka edhe 11 shqiptarë të tjerë në Harvard, kemi personalitet shumë të madh. Duket shumë interesante që e kemi bërë të mundur. Thonë për ne, a nuk e kanë pasur gjuhën shqipe? Ne jemi një grup shumë aktiv në kampus. Shoqet dhe shokët e mi janë të interesuar për ta mësuar gjuhën shqipe në të ardhmen”, theksoi ajo , përcjell albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *