Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit.
Xhudistja kosovare në finale mposhti britaniken, Chelsie Giles, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Krasniqi këtë përballje e fitoi me uazari.
Për të ishte kjo mbrojtje e medaljes së fituar vitin e kaluar. Sukses të njëjtë kishte arritur edhe më 2020.
Përveç medaljes së artë, Distria Krasniqi fitoi edhe 1000 pikë në ranglistën botërore.
Siç dihet, 28-vjecarja prin në në kategorinë deri 52 kilogramë.