Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Fatkeqësi në orët e para të mëngjesit: Vdes një person pasi doli me veturë nga rruga dhe ra në Drinin e Bardhë -

Fatkeqësi në orët e para të mëngjesit: Vdes një person pasi doli me veturë nga rruga dhe ra në Drinin e Bardhë

Policia në Pejë ka njoftuar se sot në orën 03:30 ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Radac.

Atje një veturë me targa vendore ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Drini i Bardhë.

Prej veturës janë nxjerrë dy persona të lënduar rëndë, mirëpo më pas ekipi mjekёsor ka konstatuar se njëri ka qenë pa shenja jete. I lënduari tjetër është dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë se me datë 31 korrik 2023, rreth orës 03:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Radac-Pejё.

Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Konumikacionit Rrugor (NJRKRR).

Aty kemi kuptuar se njё veturё me targa vendore, ka dalё nga rruga dhe ka rёnё nё lumin ( Drini i bardhё), nga vetura disa qytetar rasti i kanё nxjerrё dy (2) persona tё lënduar rёndё.

Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca aty nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar se njёri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndёsa i lënduari ёshtё dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *