Rrahman Jasharaj, njeriu më i përfolur i këtyre ditëve që po e sfidon Qeverinë e Albin Kurtit më shumë se e gjithë opozita së bashku, ka qenë pre e sulmeve nga më të ulëtat.
Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha, e lëshoi një dezinformatë për Jasharajn, që pastaj e tërhoqi dhe i kërkoi falje. Hoxha e akuzoi Jasharajn se ai ishte anëtar i një partie serbe.
Pas kërkimfaljes së Hoxhës, Demokracia.com ka kontaktuar me Jasharajn.
Në gjendje të rëndë shëndetësore dhe emocionale, Jasharaj ka thënë se i falë të gjithë ata që e kanë sharë, përveç dy njerëzve.
“Krejt fyerjet që mi ka ba kllapa e Albinit në Facebook, që mi kanë sha të gjalltë e të vdekunit, që më kanë sha mua e fëmijët, që më kanë përqesh edhe në pamje, jam në gjendje mi falë, por Albin Kurtit e këtij Elvis Hoxhës, jo. Njerëzit e dinë çka kam ba në vitet 90’ta, i kam lënë fëmijët në rrugë, më kanë rreh, jam mundu me jetë me mbrojt këtë arsim se borxh e kam në këtë jetë ndaj shokëve të vdekur. Në jetë dy njerëzve nuk ua bëjë hallall. Dhe doli vetë e pranoi se është bazuar në lajme të rrejshme. Unë tu u end me autobus, ka mujt mem kushtu me shëndet e me jetë, sepse njerëzit janë të frustruar pse po e kundërshtoj Kurtin”, tha Jasharaj për Demokracia.com.
Ai tha se pas kësaj fyerje të rëndë që i ka bërë Hoxha, edhe Albin Kurti është dashur të kërkonte falje.