Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një grua është gjetur pa shenja jete.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka thënë se viktima ëhstë gjetur nga familjarët e saj në garazhën e shtëpisë.
“Sot me datë 04.04.2023 rreth orës 10:50 jemi informuar se në Prizren është gjbet e varur një femer e moshës 51 vjeçare. Viktima është gjet nga familjarët e saj në garazhën e shtëpis. Është ftuar emergjenca, nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e saj. Lidhur me rastin në vendngjarje kan dal policia me të gjithë njësit përgjegjëse”, ka thënë ai, për Front Online
Kurse, në konsultim me prokurorin kujdestar janë ndërmarr veprimet hetimore, dhe rasti cilësohet si “Hetim I vdekjes”
Në ora 14:00 me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është marr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.