Një person është gjetur i alivanosur në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës.
Policia e Kosovës me anë të raportit ditor njofton se mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.
“Rr. Ali Vitia, Prishtinë 11.05.2024 – 23:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte gjetur i alivanosur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, njofton PK’ja.
Sipas policisë, trupi i viktimës është dërguar për obduksion teksa rasti vazhdon të hetohet.