Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Gjermania del me një lajm të rëndësishëm: Të huajt së shpejti do të mund ta marrin më lehtë shtetësinë e dyfishtë -

Gjermania del me një lajm të rëndësishëm: Të huajt së shpejti do të mund ta marrin më lehtë shtetësinë e dyfishtë

Gjermania është një nga vendet e pakta perëndimore që ende këmbëngul në rregullin që të huajt që duan nënshtetësinë gjermane duhet të heqin dorë nga ajo e vjetra. Koalicioni qeverisës synon ta shfuqizojë këtë me një projektligj të ri.

Gjermania është një vend imigrantësh. Kështu thuhet edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme në faqen e saj zyrtare.

Më shumë se një e katërta e qytetarëve kanë prejardhje migrante dhe madje më shumë se një e treta e fëmijëve nën moshën 14 vjeç. Përveç kësaj, rreth 13.5 milionë qytetarë pa shtetësi gjermane jetojnë në vend – 16 për qind e popullsisë.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për natyralizimin, pra për dhënien e shtetësisë për të huajt, Gjermania është ndër vendet e fundit në Evropë. Përderisa, le të themi, në vitin 2021 jepeshin dhjetë shtetësi për 100 të huaj në Suedi dhe 5.4 në Holandë, në Gjermani vitin e kaluar kuota ishte 1.2 për qind.

Arsyet janë kryesisht disa kushte shumë kufizuese që duhet të plotësohen për të marrë nënshtetësinë.

Kohët e fundit, koalicioni qeverisës i socialdemokratëve, të gjelbërve dhe liberalëve paraqiti në parlamentin federal, Bundestag, një propozim për një Akt të ri të Shtetësisë, i cili do të ndryshonte kushtet e rrepta aktuale.

Pengesa më e madhe deri më tani ka qenë dispozita që përgjithësisht insiston në parimin e një shtetësie, thotë Julie Schäfer, një avokate e specializuar në ligjin për të huajt në zyrën Schlun & Elven me qendër në Këln.

“Ajo që në radhë të parë i pengon pasardhësit e migrantëve, për shembull nga Turqia apo vendet e Ballkanit Perëndimor, të marrin nënshtetësinë gjermane është kërkesa që ata të heqin dorë nga shtetësia e tyre e mëparshme. Gjermania është një nga vendet e pakta perëndimore që ende këmbëngul për këtë”, thekson Schaefer.

Drafti i ligjit të ri parashikon që heqja dorë nga shtetësia e mëparshme nuk është më kusht për marrjen e shtetësisë gjermane dhe në të njëjtën kohë shkurton qëndrimin e nevojshëm të vazhdueshëm ligjor në vend nga tetë në pesë vjet – siç është rasti në shumicën e vendeve evropiane.

Në të njëjtën kohë, është shumë e rëndësishme që ligji i ri të futë një lloj automatikiteti: “Shtetësia e dyfishtë formulohet si e drejtë themelore”. Kjo do të thotë që kur plotësohen kushtet e tjera, shërbimet kompetente duhet ta natyralizojnë aplikuesin, pra nuk kanë më hapësirë ​​për manovrim.

Qëllimi i reformës së Ligjit për Shtetësinë është të bëjë Gjermaninë një vend më tërheqës imigrimi për punëtorët e kualifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *