Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Gruaja në Gjilan rrah nënën e saj të moshuar, 81-vjeçarja merr ndihmë mjekësore në spital -

Gruaja në Gjilan rrah nënën e saj të moshuar, 81-vjeçarja merr ndihmë mjekësore në spital

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në fshatin Dobërqan në Gjilan, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e saj të moshuar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 81-vjeçarja ka deklaruar se vajza e saj vazhdimisht ushtron dhunë fizike dhe së fundi e ka sulmuar duke i shkaktuar lëndime në kokë.

Si pasojë e lëndimeve të marra, e moshuara ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që është shprehur se ndihet e pasigurt të vazhdojë bashkëjetesën me të bijën.

Njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë 59-vjeçaren dhe e njëjta është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *