Gruaja në Mitrovicë në hall nga burri dhe kunati, detyrohet të largohet nga shtëpia

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës denoncohen raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë, të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët, apo edhe familjarët e tjerë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në fshatin Shipol të Mitrovicës.

Sinjali mëson se një 28-vjeçare ka denoncuar në Polici bashkëshortin dhe kunatin e saj, të cilët i ka akuzuar për dhunë të vazhdueshme psikike. Ajo nuk ka pohuar të ketë pasur ndonjëherë dhunë fizike nga të dyshuarit.

Dy vëllezërit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndaj të cilëve është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Ndërsa viktima është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar të jetojë te vëllai i saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *