Rastet e vjedhjeve nëpër markete të ndryshme në Kosovë janë bërë një fenomen mjaft shqetësues, duke shkaktuar ankthe e pasiguri te punëtorët, e humbje për bizneset. Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur sot në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Vushtrri, ku një person ka kryer vjedhje brenda një marketi dhe jashtë tij.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 64-vjeçar me inicialet F.H., i cili dyshohet se ka vjedhur një jakne në këtë market dhe posa ka dalë nga objekti ka vjedhur edhe një biçikletë të një klienti dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Por ndonëse iku, është kapur nga kamerat e sigurisë, që u bënë sebep për ta identifikuar se për kë bëhet fjalë, me ç’rast u aktivizua edhe Policia.I njëjti është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas me urdhër të prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ndaj tij për veprën penale “vjedhje”.