Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Hakerat nxjerrin në shitje sekretet e shtetit shqiptar -

Hakerat nxjerrin në shitje sekretet e shtetit shqiptar

Hakerat që kanë sulmuar institucionet shqiptare kohët e fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale ofrojnë 800 GB të dhëna të qytetarëve shqiptarë për 900 dollarë.

Hakerat e njohur me faqen “Homeland Justice”, kanë nxjerrë në shitje të dhënat e serverëve që ata disponojnë. Kujtojmë që së fundmi ata goditën edhe sistemin TIMS në dogana, ndërsa gjatë muajit korrik sulmuan administratën dhe ministritë duke bërë publike komunikimet përmes e-maileve.

Kujtojmë që pak ditë më parë kryeministri Rama, lidhur me këtë sulm ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi sipas hetimeve të agjencive shqiptare dhe atyre partnere, rezultoi se hakerat mbështeteshin drejtpërdrejtë me Iranin.

Pas një kohë të shkurtër hakerat ashtu siç edhe paralajmëruan nisën hakmarrjen. Mbrëmjen e së premtes dhe gjatë gjithë ditës së shtunë, sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë ishte jashtë sistemit.

Edhe pse qeveria shqiptare pohoi se gjithçka është nën kontroll dhe se çdo sulm është zmbrapsur, hakerat kanë nxjerrë në shitje të dhënat që janë marrë nga sistemet që hakuan në Shqipëri.

Tashmë “sekretet” e Shqipërisë mund të blihen fare lehtë në treg dhe pagesa për blerjen e të dhënave bëhet përmes parasë elektronike Bitcoin, që të jetë e pamundur për tu kuptuar se ku po shkojnë këto para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *