Hasbulla ia vendos emrin “McGregor” pulës së tij – irlandezi e kërcënon

Njëri nga personat më të famshëm në rrjetet sociale, Hasbulla Magomedov, ka marrë sërish vëmendje me veprimet e fundit.

Djaloshi tashmë do të ketë punë me Conor McGregor, pasi ia la emrin e irlandezit pulës së tij.

“Kjo është pula ime, që quhet Conor McGregor. Ja ku është e bukura ime”, thoshte ai në videon e publikuar, teksa shihej edhe pula e tij.

Ky akt nuk i pëlqeu fare ish-garuesit të UFC që tha se do ta rrahte 18-vjeçarit.

“Sa paguani që ta godas volej atë. Do ta plotësoj misionin tim duke shënuar një trepikësh me të”, përfundoi ai.

Mbetet të shihet nëse kjo zënkë do të vijojë edhe më tutje, apo do të ndalojë këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *