Hashim Thaçi: Paqe të përhershme me Serbinë, me njohje reciproke

Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën Nacionale nga Haga, ku po vazhdon të qëndrojë si i paraburgosur i Gjykatës Speciale.

Në intervistën e gjatë, Thaçi ka dhënë edhe ca këshillat, përfshirë nevojën për ruajtjen e raporteve me ShBA-në.

“Aleanca me ShBA-në duhet kultivuar për të ardhmen strategjike, e jo veç për kujtesë falënderimi. Suksesi ynë është mirënjohja më e madhe që Perëndimi mund të pranojë dhe vlerësojë nga Kosova.” – shkroi Thaçi në përgjigjet për gazetarin Berat Buzhala.

Tutje, Thaçi vlerësoi se duhet paqe me Serbinë, të bazuar në njohje reciproke.

“Me Serbinë duhet të arrihet paqe e përhershme, me njohje reciproke, ligjërisht obliguese. Sa më shumë që vonohet kjo marrëveshje, aq më e vonuar do të jetë Kosova në NATO dhe BE, e aq më e zbehtë do të jetë mbështetja e ShBA’së.

Përvoja ime më tregon se Brukseli e mbështet Kosovën, për aq sa e inkurajon dhe e mbanë në vëmendje atë Uashingtoni.” – vazhdoi Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *