Haxhiu reagon për rastin e dhunimit të 11 vjeçares: Dhunuesit qëndrojnë në liri, sepse nuk shqiptohen dënime meritore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me rastin e fundit tragjik të ndodhur në vend, ku në Prishtinë është një 11 vjeçare është dhunuar nga pesë persona të dyshimtë.

Haxhiu tha se edhe një krim tjetër, edhe një viktimë edhe shumë dhunues të lirë.

“Është tronditës fakti që fëmijët, vajzat dhe gratë ende nuk janë të sigurtë, sepse dhunuesit qëndrojnë në liri, sepse nuk shqiptohen dënimet meritore, sepse ende krime të tilla të rënda nuk trajtohen seriozisht dhe ende tentohet të normalizohen, heshten e harrohen”,thuhet në reagimin e Haxhiut.

Ajo theksoi se fatkeqësisht, ky është ende realiteti ynë i cili duhet të ndryshojë orë e çast, dhe për këtë duhet angazhim serioz i institucioneve bashkërisht por edhe i gjithë shoqërisë.

“Ftoj institucionet relevante që të trajtojnë këtë krim të rëndë, duke dëshmuar sa më parë përkushtim dhe rezultat në përndjekje dhe ndëshkim ndaj dhunuesve të të gjitha formave. Si Ministri e Drejtësisë, jemi të përkushtuar që të ndërtojmë infrastrukturën më të duhur ligjore, që për aq sa na jep kompetencë ligji, të kryejmë të gjitha detyrat që i kontribuojnë drejtësisë”,shtoi ajo, transmeton lajmi.net.

Ministrja tha se Policia duhet të sigurojë lirinë e qytetarëve dhe gjykatat duhet të veprojnë, ato nuk duhet ta vështirësojnë tutje jetën qytetare me lirim të kriminelëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *