Haziri: Kryeministrat tjerë hapën Kosovën në raporton me Shqipërinë e Malin e Zi, Kurti e hapi ndaj Serbisë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të mbahet mend për hapjen e Kosovës ndaj Serbisë.

Sipas Hazirit, të gjithë kryeministrat e tjerë e kanë hapur Kosovën në raport me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi, ndërsa i vetmi që ka formalizuar hapjen totale ndaj Serbisë është Kurti.

“Ndërsa, i vetmi që e ka formalizuar hapjen totale ndaj Serbisë është Albin Kurti sepse të gjithë qytetarët e Kosovës të pakicës serbe të cilët kanë dy shtetësi, tani do t’i përdorin letërnjoftimet serbe për hyrje/dalje në të gjitha vendkalimet kufitare”,tha ai.

Haziri theksoi se kjo është situata “win-win”, që edhe Prishtina ndihet fituese në këtë marrëveshje sepse lehtëson hyrje-daljet e qytetarëve.

“Kjo është ajo situata win-win që edhe Prishtina ndihet fituese në këtë marrëveshje sepse lehtëson hyrje-daljet e qytetarëve, e po ashtu edhe Beogradi ndihet fitues sepse ka detyruar që qytetarët e Kosovës të pakicës serbe kanë të drejtë ta kenë letërnjoftimin e Serbisë dhe të hyjnë e të dalin me dokument të Serbisë e jo të Kosovës”,theksoi Haziri.

Haziri gjithashtu tha se ky kryeministër, e kjo qeveri kanë trajtuar e vazhdojnë të trajtojnë çështje teknike në dialog, e duke i përjashtuar çështjet politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *