Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
"Heq dorë nga 100 eurot" - kjo është kërkesa e re e Jasharajt -

“Heq dorë nga 100 eurot” – kjo është kërkesa e re e Jasharajt

Greva në arsim po shkon drejt fundit. Një marrëveshje për ndërprerjen e saj mes Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Qeverisë së Kosovës është afër të arrihet.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj është tërhequr nga kërkesa për 100 euro shtesë për mësimdhënësit deri në zbatimin e Ligjit për Pagat.

Në letrën që Jasharaj ia ka dërguar sot Avokatit të Popullit, të cilën e ka siguruar Paparaci, ai ka shprehur tërheqjen e SBAShK-ut nga kërkesa për 100 euro, por ka vendosur një kqrkesë të re: nga janari i vitit të ardhshëm, paga e mësimdhënësve të rritet për 10 për qind.

Paparaci ka siguruar tri pikat e propozuara nga SBASHK-ku, ku në pikën dy kërkohet që të ndryshohet ligji për Skemat Pensionale, kushti 15 vite përvojë punë dhe pika tre që deri në fund të vitit 2022 të filloj së zbatuari ligji për sigurime shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *