Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Hoti publikon disa grafika për rënie të investimeve publike: Me këtë politikë Kosova mbetet shumë prapa rajonit -

Hoti publikon disa grafika për rënie të investimeve publike: Me këtë politikë Kosova mbetet shumë prapa rajonit

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti thotë se ka rënie drastike të investimeve publike në formimin e kapitalit gjatë qeverisjes Kurti.

“Investimet për formimin e kapitalit kanë rënë nga 22.6% e buxhetit në vitin 2019 (viti para pandemisë) në vetëm 9.7% në vitin 2022”, u shpreh ai.

Siç thotë Hoti, kjo politikë çon në stagnim e prapambetje ekonomike.“Me këtë politikë Kosova do të mbetet edhe më shumë prapa vendeve të rajonit dhe më gjerë në sasinë e kapitalit shoqëror për kokë banori”

Shkrimi i plotë:

RËNIE DRASTIKE E INVESTIMEVE PUBLIKE NË FORMIMIN E KAPITALIT BRUTO GJATË QEVERISJES SË MAJTË

Ekonomia nuk zhvillohet kur investimet nga buxheti i shtetit për formimin e kapitalit bruto përgjysmohen si përqindje e shpenzimeve totale?!Ja çfarë ka ndodhur gjatë qeverisjes së majtë – shihni figurën. Investimet për formimin e kapitalit kanë rënë nga 22.6% e buxhetit në vitin 2019 (viti para pandemisë) në vetëm 9.7% në vitin 2022.

Kjo politikë çon në stagnim e prapambetje ekonomike. Me këtë politikë Kosova do të mbetet edhe më shumë prapa vendeve të rajonit dhe më gjerë në sasinë e kapitalit shoqëror për kokë banori.Kosova ka nevojë për investime masive kapitale për të rritur kapitalin shoqëror, i cili përfshinë rrugën, hekurudhat, infrastrukturën arsimore e shkencore, infrastrukturë shëndetësore, sistemet e shërbimeve publike të energjisë, ujit, ngrohjes etj.

Për shumë vite me radhë, investimet kapitale publike e kanë ndihmuar zhvillimin ekonomik duke ndërtuar
infrastrukturën e nevojshme për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të ulur kostot e bizneseve.

Në të njëjtën kohë, investimet kapitale kanë krijuar efekte multiplikuese në ekonomi që kanë krijuar cikël pozitiv të zhvillimit ekonomik.*Viti 2020 ka qenë vit i pandemisë dhe arsyetohen shpenzimet e ulëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *