Hykmete Bajrami i përgjigjet Hekuran Muratit: LDK-ja gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës, shko në shpi se kjo punë s’është për ty

Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se LDK-ja e ka dërguar në Kushtetuese Ligjin për Çmimet Tavan, ligj me të cilin do të rregulloheshin çmimet e disa produkteve.

Bajrami në reagimin e saj thotë se duhet të jesh tepër i dështuar që në vitin e tretë të mandatit si ministër thua se “LDK-ja s’po me len me punu”.

“Le ministër, shko në shpi se kjo nuk është punë për ty – populli thotë nuk shkon me zor” shkruan Bajrami ndër të tjera.

Postimi i saj i plotë:

Ju shkoj mandati me vaj në buzë

Duhesh me qënë tepër i dështuar, kur je në pozitën e ministrit të financave, në vitin e tretë të mandatit dhe i takon një qeverie që i ka të gjitha nivelet e pushtetit e krejt çka ke me thënë është se “LDK-ja s’po me len me punu”.
Le ministër, shko në shpi se kjo nuk është punë për ty – populli thotë nuk shkon me zor.

Viti i tretë i mandatit:
❌asnjë politikë fiskale,
❌asnjë reformë strukturore,
❌asnjë arritje,
❌asnjë listë e publikuar e përfituesëve,
❌investimet kapitale me të ultat në dekadën e fundit,
❌skandale, korrupcion e nepotizëm gjithandej dhe
”fajet LDK-ja”.

Pse je kaq patetik minister?

LDK-ja ka me qënë në mbrojtje të kushtetutës gjithmonë.

Rënia e çmimit të derivateve dhe vajit ushqimor nuk është bërë me ligj, pikërisht tregu i lirë/konkurrenca e ka bërë këtë.
Ju s’keni qënë në gjendje të ndermerrni asgjë, andaj edhe në atë që ke thënë brenda disa rreshtave je kundëthënës edhe vetën.
Dhe një këshillë të sinqert: mos hartoni/votoni ligje antikushtetuese sepse prapë do të përfundojnë në Gjykatë Kushtetuese, prej tani po të tregoj që Ligji për
Fondin Sovran është i tillë për shkak të nenit 65 të tij, andaj mos thuaj nesër “LDK-ja i ka fajet”, sepse ne nuk ndjehemi në faj kur jemi në mbrojtje të Kushtetutës.
P.S.

”Fajet i ka LDK-ja pse Martin Berishaj përpos me diplomaci merret kapak edhe me shit-blerjen e energjisë. Fajet i ka LDK-ja pse kryeshefi i KEK-ut ndodhet në paraburgim. Fajet i ka LDK-ja që s’ka asnjë njohje të shtetit të Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *