Një person i moshuar ka rënë sot aksidentalisht në një kanal të hapur në një rrugë të Prizrenit.
Siç raportohet, rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci”, teksa Emergjenca ka intervenuar në vendin e ngjarjes.
Akoma nuk dihet nëse i moshuari ka pësuar lëndime serioze dhe cila është gjendja e tij.