Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve dhe dhunës seksuale ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë.
Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur së fundi në komunën e Obiliqit, ku viktimë është një vajzë 14-vjeçare.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, është një burrë i moshës 75-vjeçare.
I moshuari dyshohet se ka ngacmuar seksualisht të miturën, duke iu drejtuar asaj me fjalë të pista në sheshin e qytetit.
Përballë kësaj situate, 14-vjeçarja bashkë me prindërit e saj ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer gjithë tmerrin që përjetoi.
I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.