I moshuari në Prishtinë sulmohet nga një qen, përfundon në spital

Qytetarë të shumtë kanë pësuar lëndime nga qentë endacakë që bredhin rrugëve të kryeqytetit. Por një i moshuar sot është sulmuar nga një qen i shtëpisë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda spitalit kanë bërë të ditur se 77-vjeçari ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që kishte marrë nga kafshimet e qenit.

Ndërkohë për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë intervistuar të moshuarin e po ashtu edhe pronaren e qenit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *