Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“I plagosur në kraharor e tjetri në këmbë” – zbulohen detaje të reja për terroristët e trajtuar në Novi Pazar -

“I plagosur në kraharor e tjetri në këmbë” – zbulohen detaje të reja për terroristët e trajtuar në Novi Pazar

Mediat opozitare në Serbi kanë shpalosur detaje të reja rreth terroristëve që janë trajtuar në spitalin e Novi Pazarit.

Gazetari i “N1”, ka bërë të ditur se dy meshkuj 26 dhe 29 vjeçar kanë qenë duke u trajtuar në Novi Pazar.

Ata kanë qenë në terapi intensive në repartin kirurgjik në spitalin e Novi Pazarit. Njëri ka qenë i plagosur me armë zjarri në krah dhe këmbë, kurse tjetri në kraharor. Megjithatë, i dyti nuk ka pasur plagë të armës pasi ka qenë i mbrojtur me jelek anti-plumb.

Sipas gazetës serbe Danas, dy terroristët nuk ndodhen më në spitalin e Novi Pazarit pasi janë transferuar në një objekt më të madh shëndetësor.

Sot thuhet se të hënën në orën 12:00-13:00, i shoqëruar nga policia, është sjellë një tjetër i plagosur me armë zjarri në këmbë. Pas mjekimit, ai është transferuar edhe në një institucion tjetër shëndetësor.

Të dielën mediat raportuan se ka pasur prezencë të dukshme policore para repartit kirurgjik të spitalit të Novi Pazarit dhe sipas reporterit N1 – sot nuk ka policë me rroba civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *