Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohet për raste të shumta të dhunës në familje, ku zakonisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët apo familjarët e tjerë. Shumë herë edhe abuzimi me alkoolin bëhet shpesh shkaktarë i dhunës që përjetojnë gratë.
Sipas burimeve nga Prokuroria Një rast i tillë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të djeshëm në Mitrovicë, ku 34-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, të cilën e ka sulmuar fizikisht me grushte, duke i shkaktuar shqetësim e frikë të madhe.
Para se të ndodhte diçka më e keqe, Sinjali mëson se 41-vjeçarja e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se sulmi nga vëllai i saj erdhi pas një mosmarrëveshjeje që lindi për shkak të gjendjes së tij të dehur dhe e pësoi ajo.
Për shkak të situatës që ndodhi në shtëpinë e tyre, gruaja ka kërkuar ndihmën e Policisë, të cilët janë aktivizuar, duke dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
I dyshuari është arrestuar nga njësiti policor dhe është shoqëruar në stacion për të dhënë deklaratë në lidhje me denoncimin kundër tij.
Burimet thonë se me urdhër te prokurorit, ndaj 34-vjeçarit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.