I riu në Podujevë kërcënon të fejuarën e tij, shkak xhelozia

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre. Për një rast të tillë, që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në fshatin Livadic në Podujevë, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar të fejuarën e tij.

Sinjali mëson se i dyshuari për shkak të xhelozisë, ka dërguar në adresë të viktimës mesazhe me përmbajtje fyese dhe kërcënuese, çka ka bërë që 25-vjeçarja të kërkojë ndihmën e Policisë.

Me të marrë informatën, njësitë policore kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim të dyshuarin dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *