Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar rreziqe për mundësi të vërshimeve të shpejta.
Në bazë të disa të dhënave të prezantuara në formë tabele në ‘Facebook’, IHMK thotë se probabiliteti për tejkalim të periudhës së kthimit të përmbytjeve pesë vjeçare është 35 për qind.
Ndërkaq, mundësia për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 20-vjeçare është 15 për qind.
Zonat e prekura të ndjeshme nga rrëshqitjet janë: Shumë e lartë 6 km katrorë, e lartë: 72 km katrorë dhe e moderuar 312 km katrorë.
Përgjatë ditës së sotme është paralajmëruar edhe një erë e fuqishme në nivel vendi.