Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Informatë me rëndësi nga ATK për pronarët që e japin tokën për ndërtim te banesave -

Informatë me rëndësi nga ATK për pronarët që e japin tokën për ndërtim te banesave

Ndërtimtaria është nën llupën speciale të Administratës Tatimore të Kosovës sivjet. Ky sektor konsiderohet një nga më problematikët sa i përket mospagesës së tatimit dhe informalitetit.

Drejtori Ilir Murtezaj thotë se ka një plan për regjistrimin e rregullt të punëtorëve.

“Në vazhdimësi kemi justifikim që sot ka filluar punën, ideja është me ligj t’i detyrojmë që të paktën një ditë para punës të nënshkruhet kontrata”, thotë ai për Klan Kosova.

Por, veç kompanive, ATK do të merret edhe me personat që i japin tokat e tyre për ndërtim të banesave.

“Kur kemi transaksion këmbimi mall me mall, pra tokë me banesë, kjo krijon aktivitet ekonomik dhe fitimi duhet të tatimohet. Pra kemi fitim kapital dhe në këtë rast, qytetari që nuk është biznes, është i obliguar që ta paguajë tatimin në fitim”, shpjegon Murtezaj.

Megjithatë, ky thotë se sfidë mbetet ulja e numrit të inspektorëve, teksa s’janë paraparë rekrutime.

“Vitin e kaluar kemi pasë 16 zyrtarë që kanë dalë në pension, këtë viti i kemi 17 zyrtarë që dalin në pension”, shprehet Murtezaj.

Megjithatë, synimi final i ATK-së është që ti nxis bizneset ta paguajnë vullnetarisht tatimin, pasi drejtori thotë se “nuk jemi ithtarë që vrapojmë pas gjobave, ideja është të përmbushen detyrimet me vetëdeklarim”.

Në tre muajt e parë të vitit, janë mbledhur taksa me vlerë mbi 1.5 milionë euro, nga 33 kontrolle në sektorin e ndërtimtarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *