Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Irani reagon pas sanksioneve nga SHBA-ja: Tirana, viktimë e skenarit të Washingtonit -

Irani reagon pas sanksioneve nga SHBA-ja: Tirana, viktimë e skenarit të Washingtonit

Ministrja e Jashtme e Iranit ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për skenar kundër kësaj republike, pak ditë pasi që Shqipëria ngriu raportet me këtë shtet duke e akuzuar për sulme kibernetike. Vendimi i Shqipërisë mori përkrahjen amerikane, ndërsa Departamenti i Shtetit i vuri menjëherë sanksione Iranit.

“Mbështetja e menjëhershme e SHBA-së për akuzën false të qeverisë shqiptare kundër Republikës Islamike të Iranit dhe veprimet e shpejta të Washingtonit për të sanksionuar Ministrinë e Inteligjencës të Iranit duke iu drejtuar të njëjtës akuzë false dhe të paprovuar tregon qartë se projektuesi i këtij skenari nuk është qeveria shqiptare, por qeveria amerikane dhe Tirana është viktimë e skenarit të Washingtonit kundër Republikës Islamike të Iranit”, është shprehur zëdhënësi i MPJ-së iraniane, Nasser Kanaani, raporton “EuroNews Albania”.

Ai ka shtuar se për vite të tëra Shtetet e Bashkuara kanë detyruar qeverinë dhe kombin e Shqipërisë që të mbajnë një grupi terrorist që i ka trajnuar dhe pajisur ata në fushën kibernetike.

“Strehimi i grupit terrorist nga qeveria shqiptare dhe veprimi i qeverisë amerikane në mbështetje të atyre që janë përgjegjës për vrasjen e më shumë se 17 mijë shtetarëve dhe qytetarëve iranianë është një shembull i qartë për mbështetjen e organizuar të terroristëve kundër qeverisë dhe popullit të Iranit. Republika Islamike e Iranit do të përdorë të gjitha aftësitë e saj brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar për të mbrojtur të drejtat e popullit iranian dhe për të mbrojtur veten kundër këtyre komploteve të liga”, ka shtuar tutje ai.

Pak ditë më parë ai cilësoi të pa mend vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë raportet diplomatike me Iranin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *