Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ish polici i Kosovës: Ky grup janë forcat më elitare të Serbisë -

Ish polici i Kosovës: Ky grup janë forcat më elitare të Serbisë

Ish-polici i Kosovës, Naim Rudari, ka bërë të ditur se sulmi terrorist që gjeti Kosoën në mëngjesin e sotëm është një ndër sulmet e radhës të pergatitura nga ana e Beogradit.

“Mëngjesi i sotëm e gjeti Kosovën prapë para një sulmi terrorist. Ky është një sulm në vazhdën e sulmeve të përgatitura nga Beogradi dhe ngjason që është rrjedhë e sulmit paraprak në qershor dhe mendohet se ata kanë menduar se edhe sot ata mund të rrëmbejnë disa zyrtarë policor e më pas të luajnë në një farë forme me politikën dhe negociatat që eventualisht zyrtarët policorë kanë kaluar në territorin e Serbisë, por siç duket ata nuk ja arritën qëllimit falë heronjeve tanë, tani të ndjerit, Afrim Bunjaku dhe heronjëve të tjerë që ishin së bashku me të”, ka thënë Rudari.

Njëherit, ish-polici, Rudari u ka shprehur ngushëllime familjarëve të policit të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku.

Tutje ai ka theksuar se “nuk kemi të bëjmë vetëm me grupe, por këto janë forca të rregullta të ushtrisë të Serbisë, dhe atë forcat më elitare të Serbisë që kanë hyrë për të sulmuar rendin dhe qetësinë në Kosovë dhe policinë e Kosovës”.

“Padyshim nga çdo detaj që shihet në fotografitë e publikuara më herët dëshmon që janë njësi të specializuara, që nga uniformat, nga përgaditja e tyre fizike, nga lëvizjet e tyre, nga pozicionimet e tyre dhe nuk lë asnjë dyshim që janë njësitë më elitare të Serbisë”, vijon ai.

Ndryshe, kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Njësia Speciale raportohet të ketë hyrë brenda në Manastirin e Banjskës, ku po qëndron grupi kriminal i armatosur në komunën e Zveçanit.

Siç mëson RTV Dukagjini, Njësia Speciale ka nën kontroll rreth 48 persona.

Një arsenal armësh është gjetur nga Policia e Kosovës në Manastirin e Banjskës.

Kështu ka njoftuar shefi i stafit të kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli, në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“Arsenal armësh gjendet nga Policia e Kosovës në Manastirin e Banjskës”, ka shkruar ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *