Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Ishe prind i shkëlqyer…”, dedikimi emocionues për gruan që u vra nga djali i saj në Pejë -

“Ishe prind i shkëlqyer…”, dedikimi emocionues për gruan që u vra nga djali i saj në Pejë

Kosova sot u trondit nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Pejë, ku Urim Hyseni vrau nënën e tij Hyrije Hyseni, shkruan GazetaDemos.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët rastin e kanë konsideruar si “vrasje e rëndë”.

“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ndërkaq, të shumta kanë qenë reagimet pas këtij rasti të rëndë.

Një qytetare e Pejës, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gruaja e vrarë ka qenë një prind shembull.

Isha me fat qe të njoha, ishe prind i shkëlqyer e aq shumë e doje baskebollin, ku me vite e mbeshtete vajzen në çdo hap. E tronditur me vdekjen tënde”, ka shkruar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *