Ballkani ka arritur fitore të madhe në “Fadil Vokrri” ndaj Dinamo Zagrebit.
Kampioni i Kosovës ka mposhtur gjigantin kroat me rezultat solid 2-0.
Almir Kryeziu në minutën e 44’të të takimit realizoi për të hapur llogarinë e golave në Prishtinë.
Për të vulosur fitoren e skuadrës së Ilir Dajës u përkujdes, Hamidi.
Hamidi realizoi gol në minutën e 84’të të takimit.
Pas kësaj fitore Ballkani ka arkëtuar një shumë të majme parash, përkatësisht 500 mijë euro, aq sa vlen fitorja në fazën e grupeve në Conference League.