Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Juve duhet me ju mbytë me thikë”/ Vajza në Gjilan kërcënon dhe rrah prindërit e saj, arrestohet nga Policia -

“Juve duhet me ju mbytë me thikë”/ Vajza në Gjilan kërcënon dhe rrah prindërit e saj, arrestohet nga Policia

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Një rast i tillë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Bresalc në komunën e Gjilanit.

Prindërit e 24-vjeçares dyshohet se janë në hall nga vajza e tyre, e cila ushtron dhunë psikike e fizike ndaj tyre.

Mësohet se së fundi ajo ka kapur për fyti nënën e saj, e më pas ka shtyrë edhe babain. Ndërkohë para pak ditësh, e njëjta dyshohet se i ka kërcënuar ata duke u thënë se duhet t’i mbysë me thikë dhe ka djegur ilaçet e babait të saj.

Përballë kësaj situate, prindërit janë detyruar të kërkojnë ndihmën e Policisë së Kosovës, ku kanë rrëfyer para hetuesve gjithë atë se çfarë ka ndodhur me vajzën e tyre, për të cilën dyshohet po ashtu se është përdoruese e substancave narkotike.

E dyshuara është arritur që të arrestohet dhe më pas e njëjta është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që e dyshuara të ndalohet për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *