Milot Rashica sipas mediave turke pritet që të jetë përforcimi i radhës së skuadrës Beshiktar
Lajmet e fundit nga Turqia thonë se Milot Rashica do të mbrojë fanellat e skuadrës së Beshiktashit në sezonin e ri.
Sipas Grande Haber, shefat e Beshiktar janë takuar me Milot Rashicën në hotelin Hilton Bosphorus dhe kanë finalizuar transferin e tij.
Norwich do të marrë pesë milionë euro nga ky transfer.
Rashica do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me mundësi vazhdimi për një vit tjetër. Futbollisti do të këtë pagë vjetore dy milionë euro.