Një i moshuar ka rrëfyer historinë e tij për Lajmi.net, ku ka thënë se me kolicën e tij i mban katër anëtarë të familjes dhe atë me vetëm 5 euro në ditë që i fiton nga ajo.
“Punoj që 27 vite më këtë kolicë, prej para luftës dhe nuk ka ndryshuar asgjë nga ajo periudhë, jam 71 vjeç dhe me këtë kolicë i mbaj 4 anëtarë, dhe nuk mundem me i nxjerrë më shumë se 5 euro në ditë”, u shpreh plaku.
Tutje ai tha se merr vetëm pensionin 100 euro dhe se na ndihmojnë shumë qytetarët, sepse siç thotë ai, nuk do ia kishtë dalë pa ato ndihma.