KEK-u njofton se Blloku A5 është jashtë funksionit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se njësia A5 e termocentralit Kosova A është jashtë funksionit.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli.

Ai ka thënë se pas remontit kapital, kjo njësi ka operuar nga 6 maji, por në fazë testuese.

Bucolli ka thënë se njësia A5 pritet të kthehet në operim së shpejti.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se njësia A5 pas remontit kapital ka hyrë në operim me datë: 06.05.2023 dhe ka qenë në fazë testuese. Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar të gjitha vërejtjet të cilat jemi në fazën e eliminimit dhe njësia pritet të kthehet në operim së shpejti. Për më tepër, pas remonteve kapitale janë të planifikuara-nevojshme ndaljet për eliminimin e vërejtjeve për operim të sigurt të njësisë përkatëse”, ka thënë ai për Dukagjinin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *