Një person ka raportuar se është kanosur nga një i dyshuar në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rasti ka ndodhur para dy dite, derisa Policia e Kosovës ka dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja.
“Podujevë 22.04.2023-15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti duke i drejtuar thikën, e ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari për shkak të gjendjes psikike, është dërguar për shërim psikiatrik”, thuhet në raportin e PK-së.