Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kërcënoi kryeministrin Kurti, Prokuroria ndalon zyrtarin e Komunës së Vitisë -

Kërcënoi kryeministrin Kurti, Prokuroria ndalon zyrtarin e Komunës së Vitisë

Një status në Facebook siç duket i ka kushtuar me krijimin e problemeve ligjore një zyrtarit në Komunën e Vitisë.

Naser Azemi, i cili aktualisht punon si zyrtar i Arkivit në Viti është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria në Gjilan pasi kishte shpërthyer në ofendime e kërcënime ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Madje, ai i ishte drejtuar kreut të qeverisë se nuk do t’i lë vend askund në botë. Reagimi i tij erdhi të premten pas mosekzekutimit të pagave të plota për muajin gusht.

Megjithatë, paparaci mëson se Azemi është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Azemi është intervistuar të premten rreth orës 19:00 nga prokurori i rastit në Gjilan dhe po dyshohet për veprën penale “kanosje”.

I njëjti mund të ndiqet edhe penalisht e të përfundojë në burg për një shkrim në Facebook, ndonëse pasi u bë publik e kishte fshirë.

Ai në llogarinë e tij në Facebook shkroi se do të merret personalisht me shefin e qeverisë, pasi nuk plotë zyrtarëve të tjerë, përfshirë edhe atë, nuk iu dolën pagat për muajin gusht.

Kjo për shkak të grevës dhe një vendimi të ministrit të Financave, Hekuran Murati.

“Demagog i ndyer, rrogën e gushtit që e ke ndalur njerëzit për atë rrogë e kanë kryer punën! Vetëm i ndodhë fëmijëve të mi të vegjël diçka nga uria që ti jua ke shkaktuar, ta dijsh personalisht do të merrem me ty, nuk kam me të lanë vend kërkund në këtë botë!”, kishte shkruar Azemi në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *