Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kërkohet arrestimi i menjëhershëm i Goran Rakiq -

Kërkohet arrestimi i menjëhershëm i Goran Rakiq

Analisti politik, Halil Matoshi, ka thënë se në veri po mbretëron rebelimi kaotik dhe vakumi institucional pas zhvillimeve të fundit me tërheqjen e Listës Serbe nga institucionet, raporton Gazeta10.

Matoshi ka pyetur nëse Qeveria Kurti ka plan B.

Ai ka thënë se Goran Rakiq duhet të arrestohet sepse ka bërë tradhëti kombëtare.

Më tej, ai ka thënë se Kurti dhe Sveçla duhet ta vendosin rendin dhe ligjin atje meqë janë mandatuar për një gjë të tillë.

Këtu keni statusin e plotë:

A ka Plan B. Qeveria Kurti?

1.

Në veri të Kosovës po mbretnon paligjësia, rebelimi kaotik dhe vakuumi institucional!

Shteti i Kosovës sot po ballafaqohet me padëgjueshmëni qytetare në veri.

Shpejt pritët me dalë fotografia e të ashtuquajtunës “Brigada Serbe e Veriut” me “kumandirat” Rakić, Radojčić e Djurić, tue vringëllu armët!

2.

Goran Rakić ka bâ tradhti të naltë kundër shtetit, tue thirrë në rebelim, ai duhet me u arrestu dhe me u përgjegj penalisht, simas Kodit penal të Kosovës!

3.

Albin Kurti e Xhelal Sveçla janë përgjegjës kryesorë dhe të mandatuem për me e rivendosë rendin dhe ligjin si dhe paqen në veri!

Vakuumi duhet mbushë me diçka!???

Presim Planin B. të Qeverisë.

Ose rivendosje e rendit në tërë territorin kushtetues të vendit ose dorëheqje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *