Kërkohet dyfishimi i pagesës së pensioneve dhe asistencës sociale deri në muajin dhjetor

Qeveria e Kosovës ka miratuar të martën e kaluar vendimin për dyfishimin e pagesave për përfituesit e skemave të ndihmave sociale për muajin tetor.

Dyfishim të pagesës në muajin tetor do të marrin pensionistët dhe familjet me asistencë sociale nga Pako e Ringjalljes Ekonomike.

Megjithatë, kjo ndihmë shihet si e pamjaftueshme dhe këto kategori kanë kërkuar që të ketë dyfishim edhe për muajin nëntor dhe dhjetor të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *