Këshilli i Prindërve parlajmëron masën ekstreme nëse nuk ndalet greva: S’do të ketë shkolla as për nxënësit, e as për mësuesit

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka paralajmëruar se do të nisin një masë ekstreme nëse vendimi për ndërprerjen e grevës nuk merret deri më 3 tetor.

“Shkurt e shqip”, është titulli i paralajmërimit të KPK-së.

“Nëse më 3 tetor nuk fillon mësimi në gjithë Kosovën, do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat dhe sistemi arsimor do të kolapsoj”, thuhet në njoftimin e fundit prindërve.

KPK shkon edhe më larg, duke paralajmëruar se më nuk do të ketë nevoja as për shkolla e as për mësimdhënës

“Nuk do të ketë më nevojë as për shkolla, as për mësimdhënës e as për institucione arsimore!”, thuhet tutje. Është e lehtë të prishësh, është kollaj të bllokosh, është e padrejtë greva në arsim!”, thuhet tutje.

“HAPINI SHKOLLAT. Kjo thirrje nuk i përjashton edhe format e tjera të shprehjes së pakënaqësisë: protesta, marshe, hyrje në shkolla!”, thuhet në fund.

Përndryshe, BSPK-ja është në një proces këshillimi me anëtarët e saj për të marrë një vendim për pezullimin e grevës. Një vendim i tillë nuk është marrë ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *