Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Këshilli i Prindërve thirrje Qeverisë: Ekzekutoni pagat e mësimdhënësve pa vonesë -

Këshilli i Prindërve thirrje Qeverisë: Ekzekutoni pagat e mësimdhënësve pa vonesë

Këshilli i Prindërve ka reaguar për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësve, derisa ka thënë se pagat duhet dhënë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, Këshilli ka thënë se nuk pajtohen që të ketë situatë edhe më të rënduar, që mësimdhënësit të ngelen pa paga.

Andaj, Këshilli i Prindërve i Kosovës i bëjmë thirrje institucioneve të Qeverisë së Kosovës të bëjnë ekzekutimin e plotë të pagave të mësimdhënësve pa vonesë.

Postimi i plotë:

PAGAT E MËSIMDHËNËSVE DUHEN DHËNË

Si Këshill i Prindërve kemi avokuar, arsyetuar dhe deklaruar gjithnjë në të drejtën kushtetuese dhe njerëzore të fëmijëve tanë për përkujdesje, edukim dhe arsimim publik të pamohueshëm nga askush. Kundërshtimi ynë kryesor ndërlidhet me të drejtën monopolizuese të SBASHK për të “mbyllur” e “hapur” shkollat sipas vlerësimeve të pak individëve dhe në dëm të plotë ndaj fëmijëve e prindërve.

Por asnjëherë nuk jemi dakord që ne të krijojmë një situatë edhe më të rëndë (sesa vetë greva) dhe të gjithë ata mësimdhënës të ngelen pa paga për diçka që shteti i Kosovës e ka pranuar vazhdimisht të mirëqenë dhe asnjëherë nuk iu është ndaluar paga. Grevat në arsimin e obligueshëm duhet të rregullohen me ligj dhe jo me forma të tjera “disiplinimi”.

Andaj, si Këshill i Prindërve i Kosovës i bëjmë thirrje institucioneve të Qeverisë së Kosovës të bëjnë ekzekutimin e plotë të pagave të mësimdhënësve pa vonesë.

Nëse nuk mund ta bëni më mirë arsimin – së paku mos e bëni më keq!

Na lini të kthehemi në normalitet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *