Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kështu mund t'i dalloni 2 eurot fals? Ka mijëra të tilla në qarkullim -

Kështu mund t’i dalloni 2 eurot fals? Ka mijëra të tilla në qarkullim

Monedha prej 2 eurosh dhe kartëmonedha prej 50 eurove, janë më të falsifikuarat në muajt e parë të vitit 2021.

Janë të pakta tiparet, që e dallojnë falsin nga origjinali.

Është kjo monedha falso në vlerë dy euro, e cila në muajt e fundit, u nxori më së shumti punë ekspertëve të forenzikës.

Vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2021, afër 5 mijë monedha në vlerë të tilla, erdhën në Divizionin e Dokumenteve dhe dorëshkrimeve në Agjencinë e Forenzikës së Kosovës.

Por, si mund të dallohet një monedhë fals nga ajo origjinal?

Në numër të madh në muajt e fundit në Kosovë, po qarkullojnë edhe paratë e letrës.

Edhe për kartëmonedha, nevojiten këto pajisje, për dallimin e falsit nga origjinali.

Por, sipas Feriz Selimit, specialist i lartë për dokumente dhe dorëshkrime, janë edhe disa tipare, nga të cilat qytetarët mund ta dallojnë paranë fals pa pasur nevojë për mjete të tjera.

E në disa raste sipas specialistëve, duhet edhe përdorimi i mikroskopit.

Por sipas tyre, në asnjë rast, mashtruesit nuk ia arritën që t’i mashtrojnë ekspertët.

Ndërkohë ky departament, sipas drejtorit Milazim Tahirukaj, e mbulon të gjithë territorin e Kosovës.

Ky ka treguar se cilat monedha falso, po qarkullojnë më së shumti në Kosovë, në muajt e parë të vitit 2021.

Se në muajt e parë, monedha prej 2 eurosh ishte më e falsifikuara, e thonë edhe në Bankën Qendrore të Kosovës.

Zëdhënësi, Kushtrim Ahmeti, tha se kjo monedhë këtë vit, përbën 98% e të gjithë numrit të monedhave të falsifikuara të cilat u tërhoqën nga qarkullimi.

Ndërkohë, vetëm në raportin e fundit 24 orësh të Policisë së Kosovës, janë evidentuar 5 raste të “Falsifikimit të Parasë” në territorin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *