Pasditen e kësaj të diele rreth orës 14:50 në fshatin Batër e Madhe në njësinë administrative Komsi, Mat (Shqipëri) u plagosën me thikë vëllezërit, Ardit Hysa 22-vjeç dhe Kristin Hysa 19-vjeç.
Personat në fjalë u sulmuan me mjete të ftohta, tip thikë, nga disa persona akoma të pa identifikuar.
Për shkak të plagëve të marra, vëllezërit e plagosur janë transportuar njëri me helikopter dhe tjetri me ambulancë drejt Traumës në Tiranë.
Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i çastit mes të rinjve dhe personave që kanë sulmuar me thikë.
“Rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.H dhe K.H., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësorë në spital. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit”, njofton policia.