Qeveria duket se e ka gjetur zgjidhjen për t’i dalë përballë inflacionit më të lartë që Kosova ka pasur ndonjëherë.
Ekzekutivi tashmë ka dorëzuar në Kuvend, Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Nenin 4 i këtij Projektligj përcakton listën e produkteve që mund t’u vihen masa mbrojtëse. Duke përfshirë këtu: drithërat, miell – gruri, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezët, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, lëndët e drurit për djegie dhe produktet e tjera themelore të konsumit për jetesë.