I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë online për media ka folur lidhur me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, pas kidnapimit të tre policëve kuiftarë të Kosovës nga forcat serbe më 14 qershor.
Lidhur, me kidnapimin e policëve të Kosovës nga forcat e Policisë Serbe ai ka thënë se do të mbajnë një fjalim pasi t’i kenë të gjitha provat dhe të zbardhet i tërë rasti “që të kuptohet se a kanë hyrë policët e Kosovës në Serbi apo kanë qenë trupat serbe ato që kanë hyrë në Kosovë dhe i kanë marrë policët e Kosovës.”
Duke ju referuar ve ndodhjes së veturës zyrtare të policisë se Kosovës, e gjetur në Bare, Escobar tha që kjo vetëm konfirmon që “Makina nuk ka kaluar në Serbi, jemi ende në pritje për më shumë informacione”- tha ai.
Mirëpo, Escobar theksoi se këta policë duhet të lirohen pa asnjë kusht.
“Është shumë e qartë se këta policë ose janë marrë nga Serbia ose janë dërguar në Serbi dhe duhet të lirohen pa asnjë kusht”-shtoi ai.
Policia e Kosovës më 14 qershor ka konfirmuar se tre zyrtarë policorë kufitarë patrullues janë siç thonë ata kidnapuar nga forcat serbe.